Supervizioni i vetëm bankar në Europë kërkon kohë - Bota Sot
Supervizioni i vetëm bankar në Europë kërkon kohë

Ekonomi

E enjte, 28 korrik 2016

Supervizioni i vetëm bankar në Europë kërkon kohë

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 17:16

Rikapitalizimi direkt i bankave nga ana e mekanizmit të stabilitetit europian ESM mund të realizohet vetëm atëherë kur të krijohet një supervizion bankar unik, proces qe nuk mund të përfundojë në një apo dy muaj dhe që parlamenti gjerman duhet ta vlerësojë. Është kjo përgjigja e kancelares Angela merkel pas përfundimit të samitit dy ditor të liderëve europianë në Bruksel.
“Duhet të respektojmë një sekuencë precize të ngjarjeve. Më parë duhet të vendosim kornizën ligjore, më pas të ndërtojmë një ent supervisor dhe vetëm atëherë kur ky i fundit të jetë operativ, bankat mund të rikapitalizohen direct nga Mekanizmi europian i shpëtimit”, u shpreh ajo.
Merkel ka theksuar se objektivi për të qartësuar kuadrin ligjor brenda fundit të vitit është ambicioz por ekziston vullneti politik për të kompletuar kornizën e rregullave të nevojshme për të ndërtuar një autoritet të vetëm të sistemit bankar europian. Liderja gjermane ka shtuar se eurozona ka nevojë për një kuadër të bilancit të integruar, duke shpjeguar se kjo duhet të përfshijë një fond solidariteti për fuqizimin e konkurrueshmërisë. Për sa i takon greqisë Merkel ka thënë se e ka siguruar kryeministrin grek Antonis Samaras se vendi ka mundësi të mira zhvillimi brenda eurozonës nëse u përmbahet angazhimeve dhe reformave.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test