Merkel do ta "minojë" Samitin e BE-së që ta evitojë veton e Kameronit

Ekonomi

Merkel do ta "minojë" Samitin e BE-së që ta evitojë veton e Kameronit

Më: 22 tetor 2012 Në ora: 20:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel qëllimsht do ta "minojë" Samitin e Bashkimit Evropian kushtuar buxhetit të BE-së, për shtatë vitet e ardhshme, që ta evitojë veton e paralajmëruar të kryeministrit britanik Dejvid Kameron, publikoi "Dejli telegraf", duke iu referuar burimeve në Berlin.

Gazeta e cila vlerë si e afërt me konservativët britanikë, shkruan se Merkel është "e frustruar" nga marrëdhënia e Kameronit ndaj negociatave që po zhvillohen në suazat e BE-së, madje se "gjesti dramatik" i paralajmëruar i kancelares gjermane është përgjigje e "jofleksibilitetit rritës" të kryeministrit britanik ndaj BE-së.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra, Kameron të premtën, pak pas përfundimit të samitit të BE-së në Bruksel u kërcënua se do ta bllokojë miraimin e buxhetit evropian, në qoftë se Komisioni Evropian nuk i zvogëlon shpenzimet në punë dhe nuk fillon me shpenzim racional të të hollave nga arka e përbashkët.

Sipas kryeministrit britanik rreth 4.000 njerëz në KE kanë pagë vjetore nga 100.000 euro, që për Londrën zyrtare është "e papranueshme".

"Në kushte kur e gjithë BE-ja po ballafaqohet me krizë, stagnim ekonomik dhe probleme financiare, për këtë arsye shkurtohen buxhetet vendore, duhet e njejta politikë të vlejë edhe për Unionin dhe posaçërisht për Komisionin Evropian", theksoi në Bruksel kryeministri Kameron.

Sipas shpjegimit të tij, ky është motivi për kërcënimin me veto ndaj buxhetit dhe kërkesës së dërguar te KE-ja që të fillojë me punën më amvisërore.

N[ Bruksel me mospranim u prit reagimi i këtillë i Kameronit, duke instituar se gjesti i tij është më shumë i orientur për nevojat vendore të partisë së tij, ku është pjesa kryesore e euroskepticizmit britanik.

Medit londineze sot publikuan edhe për presionin që Berlini po e bën për ndryshim të sjelljes së britanikëve ndaj gjërave evropiane dhe për mosvendosje të vetos në buxhetin e BE-së

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat