CEZ nuk ka paguar faturat rreth 10 mld lekë ndaj KESH

Ekonomi

CEZ nuk ka paguar faturat rreth 10 mld lekë ndaj KESH

Më: 24 shkurt 2013 Në ora: 18:29

Sipas urdhrave të ekzekutimit të firmosura nga togat e zeza, disa prej te cilave “ABC News” i ka siguruar, kompania CEZ është debitore pranë Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare me rreth 10 miliard lekë të reja. Shumë kjo e grumbulluar nga mos pagimi i faturave të furnizimit të energjisë elektrike me shumicë për kompaninë CEZ.
Kjo kompani, sipas vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, nuk është debitore vetëm karshi KESH-it. Mësohet se përmbaruesit nuk kanë arritur të ekzekutojnë vendime gjykate, të individëve dhe kompanive të tjera private, të cilëve CEZ-i u detyrohet shuma të mëdha parash nga mos shlyerja e detyrimeve.
Shoqërisë CEZ shpërndarje, tashmë i është hequr licenca për shpërndarjen e energjisë elektrike në vend. Pavarësisht kësaj, prokuroria e Tiranës prej kohësh ka nisur hetimet për punonjës të kompanisë CEZ dhe drejtuesit e saj, për abuzimet në lidhje me shifrat fiktive, vendosjen e gjobave të lartë, mbi faturimin dhe deklaratat fiktive të importit të energjisë elektrike. Prokuroria, ka caktuar dy eksperte për të konstatuar dëmin që CEZ shpërndarje i ka shkaktuar shtetit shqiptar me këto abuzime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat