FMN-ja kërkon rritjen e taksave

Ekonomi

FMN-ja kërkon rritjen e taksave

Më: 20 qershor 2013 Në ora: 08:34

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të rrisë taksat dhe akcizën në mënyrë që mundësohen të hyra më të mëdha në buxhetin e Kosovës.

Frika e FMB-së për rënie eventuale të të hyrave buxhetore lidhet ngushtë më nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Turqisë si dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Kjo kërkesë e FMN-së i është kumtuar Qeverisë së fundmi në vizitën e stafit të këtij institucioni mbi rishikimin e radhës të marrëveshjes “stan by”.

Kërkesa është që taksat të cilat kryesisht kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, të rriten dukshëm në krahasim me nivelin e tyre të më parshem.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat