93% e rrugëve të asfaltuara

Ekonomi

93% e rrugëve të asfaltuara

Më: 10 gusht 2013 Në ora: 11:12

Investimi i miliona eurove në infrastrukturë rrugore nuk ka mjaftuar që të shtrohen të gjitha rrugët e Kosovës në asfalt. Mbi 6% të rrugëve të Kosovës vazhdojnë të mbesin ende rrugë të paasfaltuara.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2012 nga gjithsejtë 1985.1 kilometra rrugë, 1865.4 kilometra janë asfaltuar, ndërsa 120.1 kilometra pa asfalt. Kurse, në përqindje sipas ASK-së, i bie që 93.95% janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 6.05% janë të paasfaltuara.

Por, në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se ka më shumë rrugë pa asfalt në Kosovë, pasi sipas tyre këto shifra flasin më shumë për rrugët nacionale. Ata thonë se këtë vit për asfaltimin dhe meremetimin e rrugëve do të investohen afro 26 milionë euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat