Vazhdon debati për rebalancin e buxhetit të Maqedonisë

Maqedonia

Vazhdon debati për rebalancin e buxhetit të Maqedonisë

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 09:43
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 111-të do ta vazhdojë debatin për Propozimin-plotësues për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.

Në rend të ditës të seancës janë edhe propozim-vendimet për publikim të shpalljes publike për emërim të kryetarit, zëvendëskryetarit dhe zëvendësanëtarit të Komisionit për zgjidhje të ankesave në fushën e energjetikës, për zgjedhje të anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë, për emërim të anëtarit të Komisionit për Agjencinë për posta, si dhe propozim për zgjedhje të anëtarit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe disa ratifikime të marrëveshjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me Qeveritë e Vietnamit, Italisë dhe Serbisë.

Në rend të ditës të seancës janë edhe propozim-ligjet për ratifikim të ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurë të përbashkët tranzitore (verzioni i konsoliduar), për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për sigurim shëndetësor, për toka ndërtimore, për nëpunës administrativ, për akademinë sportive, sipas procedurës së shkurtuar.

Deputetët do të diskutojnë edhe për propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për qendrën provuese shtetërore, sipas procedurës së shkurtuar të parashtruar nga grupi i deputetëve dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat