Monstra apo çfarë? Femra godet të moshuarën me shishe pse i zuri rrugën

Shqipëria

Monstra apo çfarë? Femra godet të moshuarën me shishe pse i zuri rrugën

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 07:31
goditja me shishe

Të gjithë e dimë kaosin në rrugët e Tiranës. Dikush nuk respekton shenjat e qarkullimit, këmbësorë që ecin vend e pavend, apo shoferë që drejtojnë mjetet si të çmendur. Por, mesa duket edhe respektimi i rregullave të qarkullimit të bën të parregullt në Tiranë. Të paktën kjo i ndodhi një zonje të moshuar, e cila po kalonte rrugën te vijat e bardha te rruga e Durrësit në Tiranë.

   

 

Siç duket në video, një makinë ndalon që ajo të kalojë, ndërsa një automjet tjetër tip  Benz vjen me shpejtësi, por detyrohet të ndalojë. Kështu, zonja ankohet për rrezikun që i kanoset teksa kalon rrugën, gjë që revolton një pasagjere, e cila i gjuan me një shishe uji.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat