Hoxha i bashkohet Vllaznisë

Futboll

Hoxha i bashkohet Vllaznisë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2016 Në ora: 14:07
Yll Hoxha merret vesh me Vllazninë

Yll Hoxha, ish futbollist i disa skuadrave të Kosovës, vazhdon aventurën e tij në kampionatin shqiptar. Ai pas një periudhe në Kukës, kaloi në Flamurtar të Vlorës dhe sot ka arritur marrëveshjen me Vllazninë e Shkodrës. Futbollisti nga Kosova beson  se do të tregojë cilësitë e tija në klubin e mirënjohur shkodran.  “Jam zyrtarisht futbollist i Vllaznisë. Dua të shpreh kënaqësinë dhe mbi të gjitha krenarinë që do të luaj me një klub kaq prestigjioz në Shqipëri. Është një fanellë e rëndë, të cilën do e mbaj me nder. Falënderoj klubin e Flamurtarit dhe tifozët vlonjat për sezonin e kaluar. Garantoj mbështesit shkodran se do ta jap maksimumin tim dhe së bashku do ia dalim të realizojmë një edicion, ashtu siç i ka hije Vllaznisë”, tha Hoxha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat