Dëshmitari i rastit Valbuena: Benzema është i pafajshëm

Futboll

Dëshmitari i rastit Valbuena: Benzema është i pafajshëm

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 17:44
Karim Benzema

Mustapha Zouaoui ka thënë se Karim Benzema është i pafajshëm në rastin e shantazhit të Mathieu Valbuenas.

Dëshmitari i rastit Mathieu Valbuena, Mustapha Zouaoui e ka konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është i pafajshëm.

Ai e pranoi se Benzema e ka telefonuar Valbuenan, por qëllimi i tij ka qenë që ta ndihmoi atë.

“Karim Benzema është i pafajshëm. Ai ka bërë një gabim, e ka telefonuar Valbuenan, por vetëm që t’i ndihmoi atij, t’i tregojë për ekzistencën e videos”, tha Zouaoui për L’Equipe.

“Benzema është ndjerë vërtetë keq, ai madje nuk e ka shikuar fare videon”.

Kujtojmë se Benzema është lënë i lirë nga autoritete, por falë përfshirjes së tij në këtë skandal, ai humbi mundësinë që të luante për Francën në Kampionatin Evropian. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat