Sulme ajrore amerikane ndaj IS-it në Libi

Amerika

Sulme ajrore amerikane ndaj IS-it në Libi

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 20:27
ilustrim

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore në Libi pas kërkesës për të sulmuar zonën e kontrolluar nga ekstremistët e grupit, Shteti Islamik.

Pentagoni ka njoftuar më 1 gusht se sulmet ajrore janë të para që janë bërë ndaj caqeve në Sirte, qytetin port në veri të vendit dhe vendin e lindjes së ish liderit të Libisë, Muamer Gadafi.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Peter Cook ka thënë se presidenti Barack Obama ka autorizuar sulmet ajrore pas një kërkese të bërë nga qeveria e Libisë dhe rekomandimeve të marra nga zyrtarët kryesor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Cook ka thënë se sulmet ajrore do të vazhdojnë në Sirte, një qytet me 80 mijë banorë, që është në mes të kryeqytetit Tripoli dhe qytetit lindor, Benghazi.

Pjesë të mëdha të Libisë janë në kaos pas rënies së qeverisë së Gadafit i cili është hequr nga pushteti në tetor të vitit 2011.

Dy qeveri janë në luftë për pushtet dhe këtu përfshihen edhe disa grupe të armatosura, përfshirë militantët e Shtetit Islamik të cilët po luftojnë për kontrollimin e burimeve të naftës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat