Raport: Android Nougat debuton më 5 Gusht

Teknologji

Raport: Android Nougat debuton më 5 Gusht

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 00:42
Android

Kjo e premte mund të jetë ditë e shënuar për adhuruesit e Android. Raportohet se Android Nougat do të debutojë më 5 Gusht sipas burimeve të @evleas të cilët në të kaluarën kanë rezultuar mjaft të besueshëm.

Nëse kjo ndodh përdoruesit e telefonëve Nexus do të jenë të parët që do të përfitojnë versionin më të fundit të Android-it. Përditësimi do të shkojë për Nexus 6P, 5X, 6, Pixel C dhe 9. Sigurisht përditësimi mujor i sigurisë mund të mos mbërrijë më 5 Gusht por mbase një javë më pas.

Sa i përket përdoruesve të telefonëve tjerë përveç linjës Nexus, duhet ta dini se muaj të gjatë u presin përpara se Android N të mbërrijë në telefonët tuaj. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat