Hani molla, ja pse!

Këshilla mjekësore

Hani molla, ja pse!

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 08:12
molla

“Një mollë në ditë , mban mjekun larg”, është kjo një shprehje të cilën jemi mësuar shumë shpesh ta dëgjojmë.

Sipas një zbulimi që kanë bërë shkencëtarët gjatë një eksperimenti së fundmi është mësuar se  lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike.

Pra me fjalë të tjera molla jo vetëm që përmirëson ndjeshëm kujtesën por është edhe një përbërës mjaft i mirë për sa i përket edhe organizmit.

Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat