Mbahet në Vuthaj tubimi tradicional shumëvjeçar popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare ”

Muzikë

Mbahet në Vuthaj tubimi tradicional shumëvjeçar popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare ”

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 15:24
Presidenti Nishani

 Me një pjesëmarrje masive nga shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe mbarë trojet e banuara nga bashkëkombasit tanë në Ballkan, diaspora madje edhe nga SHBA-të apo edhe Australia e largët, u mbajt në Vuthaj të Malit të Zi  tubimin tradicional shumëvjeçar popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2016”.

I pranishëm Presidentit Bujar Nishani u përshëndet përzemërsisht nga organizatorët si dhe nga banorët e shumtë, të cilët e mikpritën vëllazërisht duke qenë kjo vizita e parë e një Kreu të Shtetit shqiptar në Plavë dhe Guci.

Gjatë tubimit Presidenti Nishani dhe të pranishmit ndoqën me ëndje koncertin festiv me artistë të ndryshëm, një ekspozitë me piktura, dhe më pas u zhvilluan garat popullore dhe tradicionale të tërheqjes së litarit, hedhjes së gurëve, garës me kuaj, etj.

Presidenti Nishani në festën e këtij viti, duke iu drejtuar të pranishmëve, theksoi  kjo traditë e ky shpirt i pasur që reflektohet edhe në veprat e akademikëve, shkrimtarëve dhe artistëve të mëdhenj që kjo krahinë i ka dhënë kombit shqiptar, të cilët kanë kontribuar me penë e me mendje për të ruajtur traditat, kulturën dhe gjuhën shqipe.

Në fjalën e mbajtur në Vuthaj, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh gjithashtu se “fati i kombit tonë ka bërë që të jetojmë të ndarë në 5-6 shtete në Ballkan. Sot, të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në trojet e veta në rajon, pa marrë parasysh ku jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi apo Mal të Zi, e kanë një qëllim dhe një rrugë, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”.

Por sot, tha ai shqiptarët janë modeli i bashkëjetesës dhe harmonisë. Le të ndërtojmë të gjithë së bashku një rajon të vlerave, një rajon me human, ku qytetarët jetojnë në paqe e në harmoni me njëri-tjetrin, një rajon ku s’ka vend për urrejtje dhe padurim ndaj tjetrit, një rajon ku respekti dhe mirëkuptimi të jenë vlera të qytetarisë evropiane.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat