Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Me ndeshje të trukuara nuk ecet dot gjatë

Shqipëria

Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Me ndeshje të trukuara nuk ecet dot gjatë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 gusht 2016 Në ora: 16:53
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur sërish Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Qeverinë teknike.

Basha ka thënë se i kujtoj se mandati është kontratë para se të jetë afat dhe se ndeshje të trukuara nuk ecet dot gjatë.

“Nuk i del që nuk i del zija e konsensusit. Nuk dëgjon, nuk sheh, nuk lexon, e ka humbur fare.

I kujtoj se mandati është kontratë para se të jetë afat.

Mandati i tij ka mbaruar me kohë në malet dhe fushat e mbushura me drogë si kurrë ndonjëherë, me vjedhjet kriminale dhe çnjerëzore, me koncesionet dhe tenderat korruptivë, me varfërinë dhe papunësinë masive kur kishte premtuar 300 mijë vende pune, me investime zero, me rritje rrogash e pensionesh zero, me taksat e larta, me krimin në pushtet dhe pushtetin e bërë njësh me krimin, me pasigurinë e frikshme e të tjera rekorde të zeza që shqiptarët i vuajnë në kurriz. Mandati të ka sosur që ditën kur kalove lumin me votën e atyre që të besuan dhe u ktheve bërrylin.

Me ndeshje të trukuara nuk ecet dot gjatë. Njerëzit e kanë marrë vendimin, mezi presin ta shpallin. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, ka shkruar Basha në Facebook./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat