Në SHBA vijnë refugjatë sirianë

Amerika

Në SHBA vijnë refugjatë sirianë

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 23:34
Sama Marza

Tre familje refugjatësh nga Siria sot do të largohen nga Jordania dhe do të vendosen në Shtetet e Bashkuara si pjesë e programit të presidentit Barack Obama për pranimin e 10,000 refugjatëve sirianë. Ambasadorja amerikane në Jordani, Alice Wells sot pas takimit me refugjatët tha se ata janë në kategorinë e udhëtarëve më të verifikuar që udhëtojnë drejt Shtetet e Bashkuar.

Një familje katër anëtarëshe do të vendoset në Sharllotsvill të Virxhinias, ndërsa dy familjet e tjera gjashtë anëtarëshe do të vendosen në San Diego të Kaliforni.

Ato janë në mesin e një grupi të madh refugjatësh sirianë të cilët do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të dielën dhe të hënën.

Pasi përshëndeti familjet në Aman dhe foli për krizën e vazhdueshme në Siri, ambasadorja amerikane në Jordani, Alice Wells, tha se ky program është i sigurtë dhe se refugjatët sirianë janë udhëtarët më të verifikuar që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara:

"Dua të jem e qartë: përmbushja e objektivit për pranimin e 10.000 refugjatëve sirianë nuk po bëhet në kurriz të masave tona të fuqishme të sigurisë. Refugjatët janë kategoria më e kontrolluar e udhëtarëve që shkojnë në Shtetet e Bashkuara."

Nadim Fawzi Jouriyeh dhe familja e tij janë në mesin e atyre që do të vendosen në San Diego.

“Kam frikë dhe jam i gëzuar. Kam frikë nga gjërat e panjohura, por jam i tepër i gëzuar për fëmijët e mi dhe për të ardhmen e tyre”, thotë ai.

Refugjati i 10.000-të sirianë së shpejti do të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara, si pjesë programit të Presidentit Obama për pranimin e refugjatëve sirianë.

Në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, Shtetet e Bashkuara kanë verifikuar biografinë dhe historinë e 10.000 refugjatëve sirianë, që jetojnë kryesisht në Jordani.

Shtatëdhjetë e pesë përqind e këtyre sirianëve kanë qenë objekt i dhunës apo torturës, dhe dy të tretat e tyre janë nën moshën 18 vjeç.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat