Rahoveci, komuna më transparente në regjion të Prizrenit

Prizreni

Rahoveci, komuna më transparente në regjion të Prizrenit

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 11:42
Komuna e Rahovecit

“Transparometri Komunal” është bërë publik sot për komunat Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë.

Në një njoftim për media, thuhet se matja e transparencës së komunave është realizuar përmes një indeksi, i cili përbëhet nga 44 indikatorë matës të transparencës komunale dhe është i bazuar në katër shtyllat e vlerësimit: transparenca në zyrën e Kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun.

“Në bazë të gjeturave të analizës mbi transparencën e gjashtë komunave të regjionit të Prizrenit të matur për periudhën gjashtë mujore (janar-qershor 2016), Komuna e Rahovecit ka qenë komuna më transparente nga gjashtë komunat tjera me 70.7 %. Pas saj renditen Komuna e Malishevës (61.9 % transparente), Komuna e Prizrenit (59.6 % transparente), Komuna e Suharekës (56.2 % transparente), Komuna e Dragashit (54.0 % transparente) dhe Komuna e Mamushës me (23.1% transparente)”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, Rahoveci është po ashtu komuna me performancë më e mirë sa i përket zyres së Kryetari me 25.3 pikë, nga 35 pikë të mundshme, pasuar nga Komuna e Malishevës  (20.3 pikë), Komuna e Prizrenit (17.7 pikë), Komuna e Dragashit  (14.3 pikë), Komuna e Suharekës (12.7 pikë)  dhe Komuna e Mamushës (5.0 pikë).

“Komuna e Rahovecit në raport me komunat tjera tregoj performancë të mirë në raport me  transparencën e punës së Kuvendit të Komunës me 28.7 pikë, Komuna e Malishevës (me 24.0 pikë), Komuna e Prizrenit (me 23.0 pikë), Komuna e Suharekës  dhe Dragashit me nga (18.3 pikë) dhe më së paku transparente  del të jetë Komuna e Mamushës (12.0 pikë). Komuna e Suharekës prinë me performancë në kuadër të financave komunale me 27.7 pike, Komuna e Rahovecit (27.3 pikë), Komuna e Dragashit (26.0 pikë), Komuna e Prizrenit (25.0 pikë), Komuna e Malishevës (21.0 pikë) dhe Komuna e Mamushës (8.0 pike)”, vazhdon njoftimi.

Sipas tyre, në shtyllën e konsultimeve publike, komuna e Malishevës në këtë periudhë ka performuar më së miri (21.3 pikë), Komuna e Suharekës (me 20.0 pikë), Komuna e Prizrenit (17.7 pikë), Komuna e Rahovecit  (17.6 pikë) Komuna e Dragashit (17.0 pikë), dhe Komuna e Mamushës (me 7.3 pikë).

“Nga retrospektiva e nxjerrjes dhe publikimit të kësaj analize në baza gjashtë mujore, pesë nga gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit kanë pasur përmirësim të ndjeshëm në indikatorët matës me përjashtim të Komunës së Mamushës e cila ka stagnuar në përmirësimin e indikatorëve bazikë të transparencës komunale”, thuhet më tej në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat