Angela Merkel: Kemi marrëdhënie të mira me Turqinë

Evropë

Angela Merkel: Kemi marrëdhënie të mira me Turqinë

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 15:26
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Gjermania ka marrëdhënie të forta me Turqinë pavarësisht dallimeve në disa çështje.

Ajo tha kështu pasi që zyrtarët turq kanë reaguar ashpër ndaj rezolutës së Bundestagut me anë së cilës masakra e turqve ndaj armenëve në vitin 1915 pranohet si gjenocid.

Turqia e cila mohon se është fjala për gjenocid ka ftuar ambasadorin e saj nga Gjermania në Ankara për konsultime.

"Gjermaninë dhe Turqinë kanë shumë lidhje madje edhe në qoftë se kemi mendime të ndryshme, miqësia dhe marrëdhëniet tona strategjike janë të mëdha”, tha Merkel në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg , raporton Reuters .

Ajo ka shtuar se Gjermania mbështet dialogun mes Turqisë dhe Armenisë dhe dëshiron marrëdhënie të mira me Ankaranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat