Kameron: Brenda BE-së, kontrollojmë krizën e emigrantëve

Evropë

Kameron: Brenda BE-së, kontrollojmë krizën e emigrantëve

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 10:02
David Kameron

Kryeministri britanik, David Kameron, tha se kriza e emigrantëve mund të kontrollohet brenda BE-së, prandaj sipas tij është çmenduri nëse tentojnë ta kontrollojnë atë, duke votuar kundër qëndrimit në BE.

Ai ka thënë se zotimi i tij për të uluar emigracionin nën 100 mijë, nuk mund të arrihet pa BE-në, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Gjatë një emisioni në Sky News, ai tha se nëse Britania qëndron jashtë BE-së, atëherë ekonomia e vendit do të dëmtohet jashtëzakonisht shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat