Liderët e BE-së: Britania e Madhe të largohet menjëherë, vonesat zgjasin paqartësitë

Evropë

Liderët e BE-së: Britania e Madhe të largohet menjëherë, vonesat zgjasin paqartësitë

Më: 24 qershor 2016 Në ora: 13:18
Ilustrim

Në një komunikatë të përbashkët për media, presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz, presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk, bartësi i Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian Mark Rutte, si dhe presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, kanë thënë se Britania e Madhe duhet të largohet menjëherë nga BE, në mënyrë që mos të krijohen paqartësi nga vonesat.

Presidenti Schulz, president Tusk dhe kryeministri Rutte u takuan sot në mëngjes në Bruksel me ftesë të presidentit të Komisionit Evropian, Juncker. Ata diskutuan rezultatin e referendumit të Britanisë së Madhe dhe lëshuan këtë komunikatë për media:

“Në një proces të lirë dhe demokratik, populli britanik ka shprehur dëshirën e vet për të dalë nga Bashkimi Evropian. Na vjen keq për këtë vendim, por e respektojmë.

Kjo është një situatë e paparë deri më tani, por ne jemi të bashkuar në përgjigjen tonë. Qëndrojmë të fortë dhe mbajmë vlerat thelbësore të BE-së për promovimin e paqes dhe mirëqenies së njerëzve të tonë. Bashkimi [Evropian] prej 27 anëtarësh do të vazhdojë.

Bashkimi Evropian është korniza e të ardhmes sonë të përbashkët. Na lidh historia, gjeografia dhe interesat e përbashkëta, prandaj do të zhvillojmë bashkëpunimin tonë mbi këto baza. Bashkërisht do t’i adresojmë sfidat tona të përbashkëta në mënyrë që të prodhojmë rritje [ekonomike], ta rrisim prosperitetin dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për qytetarët tonë. Institucionet do të luajnë një rol të plotë në këtë përpjekje.

Ne, tani presim nga Qeveria e Britanisë së Madhe që ta fusë në fuqi këtë vendim të popullit britanik, sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht se sa i dhimbshëm mund të jetë ky proces. Çfarëdo vonesë do të zgjasë mos sigurinë e panevojshme. Kemi rregulla për t’u marrë me këtë në një mënyrë të përpiktë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat