Britania largohet nga BE, bota në ankth, reagime nga përzënia te lufta dhe shkëputje të tjera

Evropë

Britania largohet nga BE, bota në ankth, reagime nga përzënia te lufta dhe shkëputje të tjera

Më: 24 qershor 2016 Në ora: 23:15
David Cameron

(E plotësuar) - Marrëdhënia e veçantë mes Londrës dhe shteteve të tjera tani do të kthehet në kufijtë e mbijetesës. Kjo ka qenë kryefjala e fjalimeve të krerëve ndërkombëtarë pas rezultatit të refendumit, por sigurisht ndër të parët që respektoi vendimin e popullit britanik ishte Presidenti Barack Obama.

“Marrëdhënia veçantë mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar do te mbijetoje , dhe anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar në NATO mbetet një gur themeli vital ne sigurine dhe politikat ekonomike”, tha Sinkron barack obama.

Ndërsa kandidatja për presidente Hillary Clinton dha mesazhin e saj, të cilin e lidhi me zgjedhjet në SHBA, ku tha se tani Shteteve të Bashkuara u duhet një udhëheqës i vërtetë për të ruajtur marrëdhëniet me Londrën, pasi sipas saj kjo kohë e pasigurisë nënvizon nevojën për të qenë të qetë, për të pasur udhëheqje të qëndrueshme dhe me përvojë në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër, Vladimir Putin mohoi ndikimin e Rusisë ndaj britanikëve për të dalë nga BE.

“Kjo është një zgjedhje e popullit të Britanisë së Madhe. Ne, në asnjë mënyrë nuk kemi ndërhyrë në këtë çështje, e po ashtu nuk kemi asnjë plan për të ndërhyrë”, tha Putin.

Papa Françesku tha se tashmë, pjesa tjetër e kontinentit duhet të punojë për të jetuar së bashku. “Është përgjegjësia më e madhe e të gjithëve ne - tha Ati i Shenjtë, - për të garantuar mirëqenien e popullit të Mbretërisë së Bashkuar”.

Ndërsa për Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, ky është një “moment politik shumë serioz, madje dramatik”.

“Nuk ka pse e fshehim faktin që dëshironim një tjetër rezultat të këtij referendumi. Jam plotësisht i ndërgjegjshëm se çfarë pasojash dramatike do të ketë ky zhvillim politikisht, por dua t’i siguroj të gjithë se jemi të përgatitur edhe për këtë skenar negativ. I kam kaluar dy ditët e fundit duke diskutuar me udhëheqës të BE-së mbi mundësinë e një ‘Brexit’-i”, tha Donald Tusk.

Ankthi pas Brexit, reagimet pas referendumit në Britani

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk qe nga të parët që komentoi Brexit-in duke thënë se përbën një "moment politik shumë serioz, madje dramatik" dhe këmbënguli se është i përkushtuar të ruajë unitetin e 27 vendeve të BE-së.

Bashkimi, ishte komenti i tij, është korniza e ardhmërisë tonë të përbashkët

“Nuk ka pse e fshehim faktin që dëshironim një tjetër rezultat të këtij referendumi. Jam plotësisht i ndërgjegjshëm se çfarë pasojash dramatike do të ketë ky zhvillim politikisht, por dua t’i siguroj të gjithë se jemi të përgatitur edhe për këtë skenar negativ. I kam kaluar dy ditët e fundit duke diskutuar me liderë të BE-së mbi mundësinë e një Brexit-i”, tha Tusk.

Qëndrimin e tij kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker e pati paralajmëruar që përpara votimit.

“Politikëbërësit britanikë dhe votuesit britanikë duhet ta dijnë se nuk do të ketë asnjë lloj rinegociimi. Jashtë është jashtë!”, deklaroi Juncker.

Në Parlamentin Europian lajmi i fitores së kampit në favor të largimit, ka sjellë trishtim.

“Ky është një moment i vështirë për të dyja palët, si për BE-në, ashtu dhe për Mbretërinë e Bashkuar. Tani do të fokusohemi tek aspekti ligjor e ai procedurial për të parë hapat që do të hidhen në vazhdimësi. Po hyjmë në kohë të trazuara, e na lipset stabilitet”, deklaroi Presidenti i PE-së, Martin Schulz.

Kancelarja Angela Merkel shprehu keqardhje të thellë pas lëvizjes britanike për largim.

“Po jetojmë në një botë të trazuar, por Europa duhet të qëndrojë e qetë dhe e bashkuar, e si një e tërë duhet t’i bëjë dhe analizat e marrjen e vendimeve”, u shpreh Kancelarja.

Shefja e ekzekutivit gjerman do të mbajë të hënën në Berlin një samit post Brexit-it me kryeministrin italian Matteo Renzi, me kreun e KE-seë,Tusk dhe presidentin francez Francois Hollande. Lëvizja nxjerr në pah vendosmërinë e kancelares për ta mbajtur bllokun të bashkuar, pavarësisht presioneve politike apo atyre populiste në mbarë kontinentin. Të katërt ata do të përgatiten me pas për takimin e Këshillit Europian që Tusk do të drejtojë ditën e mërkurë.

Kryeministri britanik David Cameron e ka takuar mbretëreshën Elizabeth ll. Ky takim vjen pas dorëheqjes së tij dhe votimit kundër qëndrimit në BE të popullit britanik.

Zëdhënësi i Mbretëreshës e ka konfirmuar takimin e Cameron me Mbretëreshën për Reuters.

Britania largohet nga BE - Cameron jep dorëheqje, Johnson përgatitet për kryeministër: Jo izolimit, jemi pjesë e Evropës

Boris Johnson nuk humbet kohë. Pak pasi David Cameron deklaroi dorëheqjen pas rezultatit të referendumit popullor që vendosi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, ish-kryebashkiaku i Londrës shpalosi ambicien për t’u bërë kryeministër i vendit.

Fjala e Johnson nisi me falënderimin e bërë për rivalin e tij të hershëm brenda konservatorëve që e pati përballë edhe në referendum.

“Dua ta nis duke falënderuar David Cameron. Më vjen keq që vendosi të dorëhiqej, por e respektoj vendimin e tij. David Cameron që kam njohur unë është një njeri i aftë, parimor dhe politikani më i jashtëzakonshëm i brezit tonë”, tha Johnson.

Menjëherë pas kësaj, kandidati më potencial si kryeministër i Britanisë jashtë BE-së pas 7 dekadash në Union, u përqendrua tek programi.

“Së pari duhet të largojmë dhe të zgjedhim njerëzit e duhur që marrin vendime dhe mendoj se elektorati e bëri zgjedhjen e vet dhe u përgjigj me ndershmëri. Ata vendosën për të rimarrë kontrollin e vendit tonë”, u shpreh ai.

Rinia, që votoi përgjithësisht kundër daljes, pati vëmendjen e saj në fjalën e ish-kryebashkiakut të Londrës, përcjell TCH.

“U drejtohem miliona votuesve që votuan kundër daljes, veçanërisht të rinjve, që mendojnë se ky vendim mund t’i izolojë. E kundërta është e vërtetë. Nuk do t’i kthejmë shpinën Europës, jemi pjesë e Europës dhe fëmijët, mbesat dhe nipërit tanë i pret një e ardhme e ndritur si europianë”, shtoi Johnson.

Me votën anti-BE në Britani janë shtuar zërat e përçarjes, që më të fortë dëgjohen nga Skocia dhe Irlanda e Veriut. Kjo nuk e trembe Johnson.

“Kjo nuk do të thotë që Britania e Madhe do të jetë më pak e bashkuar apo më pak europiane”, deklaroi ai.

Britania voton për largimin nga BE - Cameron jep dorëheqje

Britania votoi në favor të largimit nga Bashkimi Evropian, ndërsa kryeministri britanik Davod Cameron tha se do të largohet nga posti, meqë vendit i duhet një udhëheqje e re përballë situatës së krijuar.

Ja fjalimi i kryeministrit britanik:

Britanikët kanë votuar për tu larguar nga BE dhe ne do të respektojmë vendimin e tyre. Më lejoni që t’ju uroj edhe juve që votuat pro daljes nga BE. Këto rezultate do të përcaktojnë të ardhmen e Britanisë.

E gjithë bota ka parë vendimin që ka marrë Britania e Madhe, por Britania ekonomike është e fortë.

Çdo gjë e ka një zgjidhje, ne do të kalojmë në një fazë tjetër të bisedimeve me BE për të treguar interesin e të gjitha shteteve të Mbretë risë së Bashkuar.

Unë jam i nderuar që kam qenë kryeministër i vendit për këto vite. Vlerësoj reformat e marra nga qeveria. Dua të theksoj se jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar me mua.

Kjo do të thotë që ekonomia jonë do të marrë një tjetër ritëm dhe për këtë arsye unë jam i mendimit për te rinegociuar me BE.

Unë besoj se kjo fushatë është bërë me mish e me shpirt dhe dua ta bëj të qartë se ky referendum nuk përjashton asnjë politikan, përfshirë këtu edhe mua dhe unë mendoj se vendi kërkon një lidershpit tjetër. Unë do të bëj është e mundur që Britania të eci në rrugën e saj, por nuk do të ishte e drejtë që kjo të bëhej nga unë. Është e nevojshme ardhmja e një lidershipi të ri në Britaninë e Madhe.

Unë do të vazhdoj të jem kryeministër edhe për tre muajt e ardhshëm, më pas një tjetër kryeministër do të vendoset.

Ai tha se pret që në muajin tetor Britania të ketë kryeministrin e ri.

Udhëheqësi i fushatës për largimin nga BE-ja, Nigel Farage, tha se 23 qershori do të hyjë në historinë e Britanisë si "Dita e Pavarësisë". Ai i bëri thirrje kryeministrit David Cameron të japë dorëheqjen.

Votimet hapën një periudhë gati dyvjeçare të ndarjes nga BE-ja, 43 vjet pasi që Britania e Madhe u bashkua me vendet që përbënin bashkimin më të madh të shteteve evropiane pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri David Cameron pritet që formalisht t'u raportojë kolegëve të tij evropian në ditët e ardhshme dhe të përgatisë negociatat e largimit.

Pasiguria që pason daljen nga BE-ja bëri që paundi britanik të luhatej shumë dhe gjatë natës ai ra më shumë se 5 për qind, ndërsa rezultatet tronditën tregjet ndërkombëtare.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha të premten se rezultati i referendumit është një "moment politik shumë serioz madje dramatik". Por, ai tha se ka një përkushtim për të ruajtur unitetin e 27 vendeve të BE-së.

"Për neve, bashkimi është korniza e ardhmërisë së përbashkët", tha presidenti Tusk

Britania del nga BE pas 43 vitesh, stërlina zhvleftësim rekord

Shefi i partisë më të madhe anti-evropiane në Britaninë e Madhe, Nigel Farage (UKIP) ka shpallur zyrtarisht fitoren dhe ditën e enjte si “Festën e Pavarësisë” për britanikët. Kur janë numëruar 340 nga 380 qendrat e votimit, për daljen e vendit nga BE kanë votuar 52%.

Duket se BM nuk u bind as nga dy partitë më të mëdha të vendit Laburistët dhe Konzervativët për të votuar për qëndrimin në BE dhe as nga mediat evropiane si Der Spiegel, që ftuan britanikët “për të mos i lënë vetëm.”

Edhe BBC dhe Sky News kanë konfirmuar nga analizat e tyre paraprake se Britania edhe zyrtarisht nuk do jetë më pjesë e BE.

(e plotësuar 5.30) Nga 260 qendrat e numëruara prej 382 kanë votuar pro-daljes 51.1 përqind. Sipas analizave BM pas 43 vitesh nuk do jetë më pjesë e BE. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas pak orësh.

Evaluimi mes dy monedhave dollarë amerikan/paundi britanik. Duket dukshëm zhvleftësimi i monedhës britanike.

Vijon të rritet diferenca dhe epërsia e mbështetësve të daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Politikani i euro-skeptikëve në BM, Nigel Farage, ka shkruar në Twitter se "vendi i tij po fiton pavarësinë."

Nga 201 vendvotimet e numëruara prej 382, rezulton që 51.5 % kanë votuar pro daljes nga BE.

Vijon procesi i numërimit të votave për referendumin që do të përcaktojë nëse Britania e Madhe do të vijojë të jetë ose jo anëtare e Bashkimit Europian. Deri në këto momente ka përfunduar procesi i numërimit në 141 qendra nga 382 të tilla në të gjithë Britaninë e Madhe.

Nga rezultati i deritanishëm rezulton se 50,8 % e britanikëve ka votuar pro daljes nga BE, që tregon se kanë marrë epërsi të ngushtë.

380 qendra të numërimit janë në Angli, Skoci dhe Uells. Nga numërimi i deritanishëm rezulton se vetëm skocezët janë ndjeshëm pro qëndrimit në BE, ndërsa anglezët dhe uellsianët kanë votuar pro daljes.

Ndërkohë që ka përfunduar numërimi në 2 qendrat e tjera, në atë të Irlandës së Veriut dhe Gjilbratarit, në këtë të fundit votat pro qendrimit kane qenë mbi 95%. Ndonëse më pak, edhe në Irlandën e Veriut është votuar pro qëndrimit në BE. Edhe Londra ka qenë me shumicë pro-qëndrimit në BE, ku në disa qarqe jugore mbështetja arrin deri në 70 përqind.

Ja si u votua:

Si u votua në Skoci
Pro daljes nga BE: 1,018,322 vota
Pro qëndrimit ne BE:1,661,191 Vota

Si u votua në Uells
Pro daljes nga BE: 854,572 vota
Pro qëndrimit ne BE: 772,354 vota

Si u votua në Irlandën e Veriut
Pro daljes nga BE: 349,442 vota
Pro qëndrimit ne BE:440,437 vota

Si u votua në Gjibratar
Pro daljes nga BE: 843 vota
Pro qëndrimit ne BE: 19,322 vota

Tashmë për Britaninë ka 5 alternativa të mundshme të të konsideruarit “pjesë e BE”-së, por jo më si anëtare me të drejta të plota në union. Më poshtë kemi një analizë të këtyre modeleve.

1. Modeli norvegjez
Paguan 263 milionë paund në vit për të qenë pjesë e zonës ekonomike europiane (EEA).
Fiton qasje në pjesën më të madhe të tregut të përbashkët.
Ka përfaqësues në institucionet e BE-së, por nuk voton për bllokun.
Nuk preket nga rregullat e BE-së në fusha si bujqësia, drejtësia dhe çështjet e brendshme.
I kërkohet të zbatojë rregullat e BE-së përsa i takon tregut të brendshëm.

2. Modeli zviceran
Nuk është anëtare e BE-së apo e EEA-së.
Ka më shumë se 100 marrëveshje të veçanta dypalëshe me BE-në në një sërë sektorësh.
Detyrohet të zbatojë rregullat e BE-së në zonat e tregut të Bashkimit Europian ku ka qasje.
Duhet të paguajë në buxhetin e BE-së dhe nuk voton mbi rregullat e bllokut.

3. Një union doganor
Mbretëria e Bashkuar mund të bëhet pjesë e një bashkimi doganor me BE-në, ashtu si Turqia.
Do të ketë qasje në tregun e lirë të mallrave industrialë, por jo shërbime financiare.
Përjashtohet nga ndërveprimi i organizmave dhe ligjet e punësimit.
Duhet të zbatojë rregullat në tregjet e aksesueshme.
Nuk ka influencë mbi rregullat e BE-së që duhen ndjekur.

4. Marrëveshje e tregtisë së lirë
Britania mund të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në, të ngjashme me atë të Islandës.
Do të kishte një status jovotues në disa agjenci dhe programe të BE-së.
Mund të vazhdojë të jetë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë të “Schengen”-it.

5. Shkëputja e pastër
Britania mund të tentojë një largim të “pastër” nga BE-ja.
Mund të përpiqet të negociojë marrëdhënie tregtare përmes Organizatës Botërore të Tregtisë.
Kjo do të thotë t’ia nisësh nga e para (ose nga hiçi).
Britania mund të përballet me një sërë tarifash të reja../Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat