Andrea Leadsom është tërhequr nga gara për kryeministre

Evropë

Andrea Leadsom është tërhequr nga gara për kryeministre

Më: 11 korrik 2016 Në ora: 14:57
Andrea Leadsom

Anëtarja e Parlamentit të Britanisë, Andrea Leadsom, njëra nga dy kandidatet për tu bërë kryeministre e ardhshme e këtij vendi, sot është tërhequr nga gara, duke thënë se ajo nuk ka “mbështetje të rëndësishme” për ta formuar një qeveri të fortë.

Rrjedhimisht, sekretarja e brendshme e Britanisë, Theresa May, mbetet kandidate e vetme për ta zëvendësuar David Cameronin në postin e lideres së Partisë Konservatore dhe të kryeministres.

Andrea Leadsom, 53 vjeçare, e cila ka zhvilluar fushatë që Britania të largohet nga Bashkimi Evropian, tha se beson se zonja May është përgatitur në mënyrë “ideale për ta implementuar Brexit-in në kushtet më të mira të mundshme”.

“Biztnesit i duhet siguri”, tha Leadsom dhe ka shtuar se “ne tash na duhet kryeministër i ri sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Partia Konservatore në Britani pritet që së shpejti të shpallë nëse do ta rihapë garën për kandidatët e eliminuar në rundet e mëparshme, ose do ta shpallë zonjën May për fituese të pasfiduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat