Vazhdon kriza e thellë politike në Spanjë

Evropë

Vazhdon kriza e thellë politike në Spanjë

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 23:40
Mariano Rajoy

Spanja është ende shumë larg zgjidhjes së ngërçit politik. Kjo për shkak se lideri i Partisë Socialiste asesi nuk po dakordohet për formimin e qeverisë me Partinë e kryeministrit aktual Mariano Rajoy.

Partia Popullore e kryeministrit Rajoy është shpallur fituese sërish në zgjedhjet e fundit, por shumica e saj nuk mjafton për të formuar qeverinë.

Vendimi i fundit i socialistëve ngre sërish mundësinë se vendi iberik mund t’u drejtohet kutive të votimit për herë të tretë, pas shtatë muajsh pasiguri politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat