Liderët evropianë pas sulmit në Francë: Do t’i bëjmë ballë murtajës së terrorizmit

Evropë

Liderët evropianë pas sulmit në Francë: Do t’i bëjmë ballë murtajës së terrorizmit

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 13:20
Sulmi në Nicë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka reaguar pas sulmit në Nicë të Francës, duke shprehur mbështetjen e tij për Francën, në këtë moment të vështirë.

Ai tha se janë të vendosur për të luftuar terrorizmin, dhunën ekstreme dhe urrejtjen.

“Ne vajtojmë sot viktimat e sulmeve tragjike në Nicës dhe zotohemi të punojmë krah për krah njëri-tjetrit për t’i bërë ballë murtajës së terrorizmit”, deklaroi Tusk.

Ngjashëm edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker u solidarizua me familjarët e viktimave, ndërsa sulmin e quajti akt barbar.

“Akti barbar terrorist në Nicë më tronditi thellësisht. Edhe një herë kaq shumë jetë të prera në mes. Kur do të marrë fund e gjithë kjo”, u shpreh Juncker.

Ndërsa, shefi i porsaemëruar i diplomacisë britanike, Boris Johnson tha se një sulm i tillë, nëse dëshmohet që është akt terrorist, dëshmon që Evropa mbetet e ekspozuar ndaj kërcënimeve të vazhdueshme të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat