754 ushtarë turqë të arrestuar për grusht-shtet

Evropë

754 ushtarë turqë të arrestuar për grusht-shtet

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 07:49
Pamje nga arrestimet

Raportimi i fundit Hurriyet thotë se 754 anëtarë të forcave të armatosura turke janë arrestuar për përfshirje në grusht-shtet.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozda?, ka bërë të ditur se një total prej 754, kryesisht oficerë ushtarakë, janë arrestuar mbi akuzat për përpjekje për grusht shteti.

Ky numër është dyfishuar nga shifra që e dha Ministria e Brendshme turke duke thënë se 336 oficierë janë arrestuar.

Po ashtu 29 kolonelë dhe katër gjeneralë ishin larguar nga postet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat