Gruaja lind në plazh gjatë sulmit në Francë

Evropë

Gruaja lind në plazh gjatë sulmit në Francë

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 16:08
Sulmi në Nicë

Një grua e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë ka lindur në plazh, gjatë sulmit në Nisë të Francës. Në momentin që ndodhi sulmi, ajo ishte së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj duke festuar.

Sipas mediave franceze, gruaja së bashku me familjarët po largohej nga vendi i ngjarjes, kur në mes të turmës ka takuar edhe një mjek që e ka ndihmuar të lindë. Një orë pas masakrës ajo dhe fëmija janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht që të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mediave franceze shkruajnë se gruaja ishte strehuar së bashku me 1 500 persona të tjerë në restorantin “Rhul Plage”, që ndodhet pranë detit në Promenade des Anglais.

“Kishte njerëz të fshehur kudo, deri dhe pas frigoriferëve. Pavarësisht gjithçkaje, u gëzuam shumë”, ka treguar pronari i restorantit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat