SHBA: Nuk ka asnjë kërkesë nga Turqia për ekstradimin e Gulen

Evropë

SHBA: Nuk ka asnjë kërkesë nga Turqia për ekstradimin e Gulen

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 17:18
Fethullah Gulen

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i kërkon Turqisë të dorëzojë të gjithë provat kundër klerikut Fethullah Gulen i cili jeton në ekzil në SHBA.

Qeveria e Turqisë indirekt e akuzon Gulen si person që fshihet pas grushtit të shtetit.

Duke folur nga Luksemburgu, Kerri tha se SHBA nuk ka marrë asnjë kërkesë për ekstradimin e klerikut.

Në një deklaratë të bërë nga vetë Gulen ky i fundit hedh poshtë që të ketë lidhje me ngjarjen duke shtuar se dënonte me forcë tentativat për grusht shteti në Turqi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat