Foto që ka tmerruar të gjithë: A janë besimtarë myslimanë këta njerëz?

Evropë

Foto që ka tmerruar të gjithë: A janë besimtarë myslimanë këta njerëz?

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 08:31
Foto tmerr

Është rënduar bilanci i viktimave të dhunës që shkaktoi grusht-shteti i dështuar në Turqi. Të dhënat e fundit flasin për rreth 300 persona të vdekur.

Sipas një zyrtari të lartë të policisë, mes tyre llogariten 41 oficerë policie, 2 ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të tjerë të cilësuar si komplotistë; ndërsa të plagosurit janë mbi 1.400.

Ndërkohë, janë 2.893 ushtarakët e arrestuar gjatë ditës nga autoritetet turke. Mes tyre figurojnë edhe 2 gjeneralë të lartë të Forcave të Armatosura.

Mirëpo foto e mëposhtme tregon një fytyrë tjetër të Turqisë moderne. Larg hoteleve me disa yje, plazheve të bukura, ushtrisë së madhe, por mbi të gjitha, kjo foto tregon shtetin modern turk dhe rrugën e tij nga po shkon. Në çfarë drejtimi?

Kjo ka qenë pyetja e shumë njerëzve që kanë parë pikërisht këtë foto që ka bërë xhiron në rrjetet sociale nga Turqia, në të gjithë botën.

Ndoshta dhe një pyetje tjetër që i është bashkëngjitur jo vetëm për të shpjeguar një katrahurë të tillë, por më tepër si diciturë e saj: A janë besimtarë myslimanë këta njerëz?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat