Rreziku në Turqi akoma nuk ka kaluar

Evropë

Rreziku në Turqi akoma nuk ka kaluar

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 13:13
Ilustrim

Vazhdimi i patrullimit të avionëve luftarakë nëpër qiellin e Turqisë tregon se autoritetet frikësohen se akoma nuk kanë mbaruar kërcënimet kundër qeverisë.

Avioni luftarak F-16, e ka ruajtur hapësirën ajrore gjatë natës pas sulmit që ushtria kishte organizuar të premten kundër presidentit Recep Tayip Erdogan.

Agjencia e lajmeve Anadolu, ka raportuar se Erdogani kishte urdhëruar patrullimin e avionit F-16 për të pasur kontroll dhe siguri.

Së paku 294 njerëz dhe më shumë se 1,400 ishin lënduar si pasojë e rebelimit kundër qeverisë i cili befasoi jo vetëm Turqinë por edhe tërë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat