Politikanët evropianë ia tërheqin “veshin” Turqisë

Evropë

Politikanët evropianë ia tërheqin “veshin” Turqisë

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 15:02
Federica Mogherini & John Kerry

Politikanët evropianë dhe sekretari i SHBA-ve John Kerry, i kanë bërë thirrje Turqisë për të respektuar sundimin e ligjit gjatë spastrimit të institucioneve shtetërore si pasojë e grusht-shtetit të dështuar të kësaj fundjave.

Gjatë fjalimit ku gjendej Kerry me 28 ministra të huaj të BE-së, duke e përfshirë edhe Boris Johnson, shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini, ka thënë se grupi ka për qëllim të dërgojë një mesazh të fortë për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

"Ne i bëjmë thirrje për respektimin e plotë të rendit kushtetues të Turqisë dhe ne si Bashkim Evropian theksojmë rëndësinë e sundimit të ligjit", ka thënë Mogherini. "Turqia duhet të ketë demokraci që respekton të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njeriut” shtoi ajo.

Kerry gjithashtu gjatë një konference për shtyp tha se ata e nxisin qeverinë e Turqisë për të mbështetur standardet më të larta të respektit për institucionet demokratike të vendit dhe shtetit të së drejtës. “Ne e mbështesim sjelljen e autorëve të grushtit të shtetit para drejtësisë, por i dënojmë aktet që shkojnë përtej kësaj” tha Kerry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat