E tmerrshme, tanku i ushtrisë eci mbi makinat në Stamboll

Evropë

E tmerrshme, tanku i ushtrisë eci mbi makinat në Stamboll

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 18:19
Pamje nga videoja

Një tjetër video është publikuar këtë të hënë nga momentet e tentativës së grushtit të shtetit në Turqi. Pamjet janë marrë mbi një urë në Stamboll, ku makinat kishin mbetur të bllokuara në trafik, ndërsa një tank i ushtrisë kalon mbi to duke i shtypur.

Makinat dhe njerëzit tentojnë të shmangen, por më kot pasi disa prej tyre janë shtypur nga tanku. Ndërkohë, situata në Turqi vazhdon të mbetet e tensionuar.

Vetëm gjatë së hënës, autoritetet thanë se të paktën 8 mijë zyrtarë të policisë ishin pezulluar, nën dyshimin se kishin lidhje me puçin e dështuar, në fundjavë. Rreth 6 mijë pjestarë të gjyqësorit dhe ushtarakë, përfshirë gjeneralë janë vënë në pranga, ndërsa udhëheqësi turk Rexhep Taip Erdogan u zotua të pastrojë organizmat shtetërore nga “virusi” që shkaktoi revoltën dhe kërkoi ritkhimin e dënimit me vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat