NATO: Turqia një aleate e vlefshme

Evropë

NATO: Turqia një aleate e vlefshme

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 20:26
Jens Stoltenberg

Turqia është një aleate e vlefshme e NATO-s me të cilën ajo është solidare në këtë moment të vështirë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i aleancës më të fuqishme ushtarake të botës, Jens Stoltenberg, pas një bisede telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

”Megjithatë, për Turqinë mbetet thelbësore, ashtu si për të gjithë aleatët, sigurimi i respektimit të plotë të demokracisë, të institucioneve të saj, të rendit kushtetues, të shtetit të së drejtës dhe të lirive themelore”, thekson Stoltenberg.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë amerikan deklaroi po sot se sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nuk e ka kërcënuar kurrë Turqinë lidhur me anëtarësimin në NATO, duke iu referuar një njoftimi në website të gazetës së njohur amerikane ”The Washington Post.

“Ne e pamë artikullin e ‘The Washington Post’ dhe asgjë në brendësi të shkrimit nuk justifikonte titullin e tij”, tha zyrtari i lartë amerikan, i cili kërkoi të mos identifikohej.

Titulli i gazetës amerikane ”The Washington Post” ishte “Kerry thotë se NATO-ja do ta këqyrë me kujdes vendosmërinë e Turqisë ndaj demokracisë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat