Valls: Jemi në luftë, Franca të jetë e bashkuar

Evropë

Valls: Jemi në luftë, Franca të jetë e bashkuar

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 22:10
Manuel Valls

Jemi në luftë, jo në një luftë konvencionale, por sidoqoftë në një luftë dhe mund të ketë edhe pasoja, deklaroi kryeministri francez, Manuel Valls, në një ceremoni përkujtimore në Nisë për viktimat e atentatit terrorist të së enjtes së kaluar, ku humbën jetën 84 persona, ceremoni që pati edhe tension në momentin e mbërritjes dhe të largimit të shefit të qeverisë franceze.

”E kam thënë edhe më parë se do të kemi të tjera viktima”, theksoi ai për televizionin BFM/TV.

”Ftoj Francën të mbetet e bashkuar sepse pikërisht këtë nuk duan terroristët. Franca do të fitojë kundër ISIS-it”, shtoi Valls.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat