Rritet numri i migrantëve në bregdetin italian

Evropë

Rritet numri i migrantëve në bregdetin italian

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 12:37
Ilustrim

Numri i migrantëve që po arrijnë në Itali nga Afrika veriore është rritur për një çerek në muajin qershor, në krahasim me muajin maj, njofton agjencia kufitare evropiane, Frontex të martën.

Rreth 22 500 njerëz kanë arritur në bregun e detit italian, që është 24 % më shumë se në muajin, shumica prej të cilëve janë nga Nigeria, Eritrea dhe Sudani, raporton Reuters duke e cituar komunikatën e Frontex.

Ndërkaq në raport me vitin e kaluar, numri i atyre që e kanë kaluar kufirin detar ilegalisht është përafërsisht i njëjtë me sivjet.

Mirëpo, numri i migrantëve që kanë arritur në Greqi nga Turqia është 95 % më pak në krahasim me vitin e kaluar, kryesisht për shkak të marrëveshjes që ekziston në mes të BE-së dhe Turqisë që kjo e fundit të kthej migrantët prapa.

Numri i migrantëve ka rënë në këtë pjesë edhe për shkak të kontrollimit më të madh të kufirit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat