300 ankesa kundër ish redaktorit për kritikat ndaj gazetares së mbuluar

Evropë

300 ankesa kundër ish redaktorit për kritikat ndaj gazetares së mbuluar

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 15:31
Fatima Manji

Rregullatori për shtyp, i ka pranuar më shumë se 300 ankesa pas vërejtjeve të bëra nga Kelvin MacKenzie për gazetaren e veshur me ‘hixhab’ (shami) gjatë raportimit për sulmet në Nice.

Ish redaktori i gazetës The Sun, e kishte vënë në pikëpyetje lejimin e raportimit të Fatima

Manji në Channel 4 News, atë ditë.

“Si ishte e mundur që ajo të shfaqej para kamerave kur po ndodhte një masakër e tillë shokuese nga një mysliman?”, kishte thënë ai.

MacKenzie, gjithashtu kishte shtuar se nuk po mund t’iu besonte syve kur e kishte parë atë duke mbajtur shami dhe raportuar për ngjarjen.

Komentet e tij u konsideruan nga Channel 4 News, si fyese, plotësisht të papranueshme dhe që nxisin urrejtje fetare dhe raciale.

“Fatima Manji është një fituese e çmimit për gazetare. Ne jemi krenarë që ajo është pjesë e ekipit tonë dhe do ta përkrahim plotësisht kundër këtyre komenteve”, kanë thënë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat