Grushti i shtetit në Turqi, zhduken 14 anije luftarake

Evropë

Grushti i shtetit në Turqi, zhduken 14 anije luftarake

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 15:39
Ilustrim

Grushti i shtetit i tentuar nga ana e një pjese të ushtrisë natën e 15 korrikut, akoma shoqërohet nga hije të misterit.

Të paktën 14 anije të marinës luftarake turke që vazhdojnë të jenë në det, thuhet se kanë humbur kontaktet me shtabin e përgjithshëm, pas ditës kur u tentua grushti i shtetit.

Autoritetet turke kanë “frikën” se komandantët e këtyre anijeve mund të jenë “puçistë” dhe se mund të arratisen në ndonjë shtet tjetër.

Zyrtarët ushtarakë turq nuk po munden të kontaktojnë me komandantin e marinës turke, admiralin Veysel Koseleo, raporton “The New York Times”.

Nuk dihet nëse Koseleo ka qenë “puçistë” natën e 15 korrikut kundër pushtetit të Erdogan, apo thjesht po mbahet peng.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat