Francë, marokeni qëllon me thikë gruan dhe 3 vajzat e saj

Evropë

Francë, marokeni qëllon me thikë gruan dhe 3 vajzat e saj

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 19:54
Francë

Një vajzë 8-vjeçare po lufton me jetën ndërkohë që nëna e saj 46-vjeçare dhe dy motrat, 12 dhe 14-vjeç janë nën kujdes mjekësor, pasi u qëlluan me thikë sepse nuk ishin veshur mjaftueshëm. Ngjarja ka ndodhur në një park pushimi në jug të Francës dhe sipas medieve lokale kjo është arsyeja që 37-vjeçari maroken Mohamed Boufarkouch ka dhënë për të shpjeguar gjestin e tij ekstrem.

Mohamed Boufarkouch qëndronte në kabinën ngjitur me atë të viktimave të tij, së bashku me të shoqen e dy fëmijët e tij në moëmntin që vendosi të sulmojë. 37-vjeçari i prangosur i cili ka lindur në Marok dhe banon në Francë nuk është një emër i panjohur për skedat kriminale të policisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat