Francë: Gati gjysma e të vrarëve në Nicë ishin persona të jashtëm

Evropë

Francë: Gati gjysma e të vrarëve në Nicë ishin persona të jashtëm

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 08:21
Pjesëtarët e policisë franceze patrullojnë në vendin ku ka ndodhur sulmi me kamion në Nicë

Prej 84 vetëve të vrarë në Nicë të Francës, nga një sulmues me kamion gjatë festimit të Ditës së Bastijës, 38 prej tyre ishin persona të jashtëm, ka thënë mbrëmë vonë Ministria e jashtme e Francës.

Kjo ministri ka njoftuar se ata ishin nga 19 vende.

Prej qindra personave të plagosur, Ministria e jashtme e Francës tha se ende nuk është finalizuar lista me emrat e tyre.

Prej të plagosurve 19 vetë janë në gjendje kritike shëndetësore, edhe pesë ditë pas sulmit, të cilin prokurori shtetëror francez, Francois Molins, e ka përshkruar si akt terrorist.

Nica është qyteti i dytë më i vizituar në Francë pas Parisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat