Përpjekjet për grusht-shtet në Turqi, pësojnë 50 mijë njerëz

Evropë

Përpjekjet për grusht-shtet në Turqi, pësojnë 50 mijë njerëz

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 09:26
Foto nga Turqia

Më shumë se 50 mijë njerëz janë rrethuar, shkarkuar dhe pezulluar nga puna nga Qeveria e Turqisë pas përpjekjeve të dështuara për grusht-shtet në Turqi.

Personat e larguar e pezulluar konsiderohen si të pabesë ndaj presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, duke përfshirë edhe mësues, dekanë të universiteteve dhe media.

Sipas Qeverisë, ata janë aleatë të klerikut Fethullah Gulen, i cili mohoi pretendimet se ka drejtuar kryengritjen.

Kryeministri turk, Binali Yildirim tha se Gulen udhëhoqi një organizatë terroriste.

Turqia është duke i bërë presion Shteteve të Bashkuara që ta ekstradojnë Gulenin, raportojnë mediat e huaja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat