München: Pauza e trenit vë në panik gjithë pasagjerët, kalojnë telat dhe marrin taksitë

Evropë

München: Pauza e trenit vë në panik gjithë pasagjerët, kalojnë telat dhe marrin taksitë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 korrik 2016 Në ora: 14:04
Paniku

Qëllimi i “terrorizmit” është të mbjellë frikën te njerëzit, mendojnë shumë ekspertë. Kjo është arritur në Gjermani, pas plagosjes së dhjetërave udhëtarëve me sëpatë nga afgani 17 vjeçar ditë më parë në Würzburg.

Minuta dramatike kanë kaluar fansat e futbollit në linjën U6 të Münchenit. Treni papritur ndalet, klima ndalon së punuari dhe të gjitha pasagjerët menjëherë tentojnë me vështirësi të hapin dyert dhe të kapërcejnë telat. E gjitha ngjarja është incizuar nga të pranishmit ku vërehet panika. Ata hezitojnë të qëndrojnë në tren dhe marrin taksitë.

Autoritetet e sigurisë më vonë theksuan se ndalimi i trenit kishte ndodhur për shkak të ndaljes së përkohshme të rrymës elektrike, por që ishte e pamundur të qetësoheshin pasagjerët./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat