Gjermania i bën thirrje Turqisë t’i japë fund gjendjes emergjente sa më shpejt që është e mundur

Evropë

Gjermania i bën thirrje Turqisë t’i japë fund gjendjes emergjente sa më shpejt që është e mundur

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 16:56
Frank-Walter Steinmeier

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë sot se shtypja turke ndaj akademikëve të vet pas puçit të dështuar ushtarak nuk u duk se ishte në përputhje me ligjet e vendit, ndërkohë që i ka bërë thirrje Ankarasë që t’i japë fund gjendjes emergjente sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Marrja e licencave të profesorëve universitarë dhe ndalimi i hulumtuesve nga udhëtimi jashtë vendit – këto janë masa që unë nuk mund të imagjinoj se janë në përputhje me sundimin e ligjit, e çka është më e rëndësishmja, me ligjet aktuale në Turqi,” Steinmeier u tha gazetarëve sot, njofton Reuters..

Ai ka thënë se presin nga Turqia që t’i përmbahet sundimit të ligjit dhe se do ta heqë gjendjen emergjente pas tre muajve siç është planifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat