Jack Lew vlerëson reformat ekonomike të Greqisë

Evropë

Jack Lew vlerëson reformat ekonomike të Greqisë

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 18:50
Jacob Lew

Sekretari amerikan i Thesarit Jacob Lew theksoi sot nevojën për ta bërë borxhin grek të përballueshëm.

Zoti Lew komentoi në Athinë pas bisedimeve me Ministrin grek të Financave Euclid Tsakalotos. Zyrtari amerikan vlerësoi përparimin që ka bërë Greqia për të reformuar ekonominë, në përputhje me kushtet e ndihmës ndërkombëtare për daljen nga kriza, por shtoi se duhet të vazhdojë puna për zbatimin e të gjitha masave të nevojshme.

Zoti Lew tha se realizimi i reformave është i rëndësishëm për hapjen e diskutimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar lidhur me “afatin dhe hollësitë e ndihmave për lehtësimin e borxhit”.

Greqia është mbështetur tek kreditë ndërkombëtare nga vende të Eurozonës dhe FMN-ja, të lëvruara përmes tre paketave të shpëtimit që nga 2010, pasi vendi hyri në krizë të thellë nga borxhi masiv dhe i papërballueshëm që dëmtoi besimin e kreditorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat