Greqia nuk i bindet Turqisë: Dënon me dy muaj burg tetë ushtarët turq

Evropë

Greqia nuk i bindet Turqisë: Dënon me dy muaj burg tetë ushtarët turq

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 20:28
Ushtarët turq

Ushtarët puçistë turq që u larguan nga vendlindja në Alexandroupolis, Greqi natën e 16 korrikut, janë dënuar nga gjykata greke për “kalimin ilegal të kufirit” me dy muaj heqje lirie. Kjo don të thotë se ata duhet të qëndrojnë në burgjet greke dhe është kundër kërkesës së qeverisë turke për ekstradimin sa më të shpejtë të “tradhtarëve”, shkruan televizioni shtetëror grek, përcjell botasot.info.
Ushtarët turq kanë kërkuar azil në Greqi me pretekstin se në Turqi i pret vdekja. Seanca e radhës gjyqësore do mbahet në 27 korrik. Tetë ushtarët kërkojnë me ngulm njohjen e kërkesës së azilit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat