Erdogan shpall 15 korrikun ditë për përkujtimi ndaj viktimave të puçit

Evropë

Erdogan shpall 15 korrikun ditë për përkujtimi ndaj viktimave të puçit

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 13:33
Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan kumtoi se 15 korriku, dita kur është kryer përpjekja për grusht shtet, do të shënohet si ditë e përkujtimit të viktimave të puçit të pasuksesshëm, njoftojnë mediat e huaja.

"Në 81 qarqe, 79 milionë qytetarë vazhdojnë të kundërshtohen ndaj tentativës më tradhtuese dhe më të përulur për grusht shtet në historinë e tonë, të kryer më 15 korrik. Dëshiroj të ndaj me ju, se 15 korrikun e kemi shpallur si ditë të kujtimit ndaj viktimave, të cilin do ta shënojmë çdo vit", theksoi Erdogan.

Ai shtoi se në operacionin e ndërmarrë pas përpjekjes për puç deri më tani janë arrestuar 10.400 njerëz, ndërsa në burg mbeten 4.060 veta.

"Qeveria dhe forcat e sigurisë vazhdojnë vendosmërinë dhe suksesin në aksionet e tyre. Populli turk duhet të ketë edhe pak durim dhe pak viktimizim", theksoi Erdogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat