Ky është vrasësi i Mynihut!

Evropë

Ky është vrasësi i Mynihut!

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 korrik 2016 Në ora: 19:43
Identifikohen zyrtarisht viktimat dhe të plagosurit nga Kosova

(E plotësuar) -  Drejtori i policisë gjermane, Hubertus Andrä, gjatë konferencës për shtyp sëpari përshëndeti gjithë kolegët e tij për natën e stërngarkuar, që kishte pasur katër herë më shumë telefonata sesa një ditë normale, shkruan bild.de.

“Agresori qëlloi veten për vdekje në kokë,” tha më tej prokurori  Thomas Steinkraus-Koch , duke shuar dyshimet mbi qëllimin e tij nga policia. “18 vjeçari ishte trajtuar për shkak të sëmundjeve psikologjike.”

Arma me të cilën u vranë nëntë civilët e pafajshëm është e tipit Glock, nëntë milimetra, që ishte përdorur ilegalisht. Policia vijon analizat për gjetjen e autorëve nga ku është marrë arma e zjarrit. “Ndërsa në çantën e tij janë gjetur 300 plumba.”

Gjithë viktimat, mes të cilëve edhe tre shqiptarë, kanë qenë me banim në Munih dhe nuk bëhet fjalë për turistë u tha në konferencën për shtyp nga policia gjermane./Bota sot

Zbulohet emri i agresorit në Munih, që sipas gjitha gjasave ka bërë vetëvrasje në fund të masakrës, shkruan Der Spiegel. Ai quhet David. S. me origjinë gjermano-iraniane dhe që kishte jetuar në Munih.

Prej natës së mbrëmshme policia kishte bastisur shtëpinë e tij, duke bllokuar gjithë ndërtesën në lagjen Maxvorstadt. Ata kërkojnë motivin se çfarë e shtyu 18 vjeçarin të kryejë nëntë vrasjet në Qendrën Tregtare Olympia. Deri tani nuk është bërë e ditur nëse ai ka pasur lidhje me organizatat e ekstremit të djathtë ose radikalrët muslimanë, ndërsa kishte bërtitur disa herë gjatë veprës - "Shkërdhatët turq", "Vafshin në djall të huajt", përcjell botasot.info.

18 vjeçari gjermano-iranian kishte probleme psikike

Mediat gjermane flasin për viktimat shqiptare në Munih

Babai i Dijamant Zabërgjës del në vendin ku iu vra djali me fotografinë e tij në duar

Policia gjermane: David S. s’kishte lidhje me ISIS, të gjithë viktimat ishin nga Munihu

Policia gjermane: Agresori merrej intenzivisht me temën e Breivik

Kapet nga policia gjermane babai i sulmuesit të Munihut

Flet shoku i klasës, sulmuesi gjithmonë na ka kërcënuar me vrasje

MPJ: Tre të rinjë nga Kosova të vrarë në Mynih

***

Policia gjermane ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të sulmit ku mbetën të vrarë 9 persona dhe më shumë se 10 të tjerë u plagosën në Mynih të Gjermanisë gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në një qendër tregtare.

Sipas policisë gjermane, autori është një 18-vjeçar iranian, i cili jetonte në Mynih, ndërsa motivet e ngjarjes ende janë të paqarta. Trupi i pajetë i autorit është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Mediat raportojnë se ai ishte vetëvrarë me një plumb në kokë.

Një operacion i gjërë i policisë nisi menjëherë pas njoftimeve se sulmi në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum” ishte kryer nga tre persona.

Të shtënat nisën rreth orës 18:00 të pasdites së të premtes në restorantin “McDonald” që ndodhet në qendrën tregtare. Një tjetër zëdhënës i policisë së Mynihut e ka përshkruar incidentin si “një sulm të mundshëm terrorist”, teksa fliste për një radio gjermane.

Pas sulmit, sistemi i transportit në kryeqytetin bavarez u pezullua, ndërsa stacioni qendror hekurudhor u evakuuar. Disa orë më vonë transporti publik u rihap sërish. Me mijëra persona mbetën të bllokuar pas gjendjes së emergjencës duke mos pasur mundësi të rikthehen në shtëpitë e tyre u është ofruar strehim nga banorët vendës.

Presidenti amerikan Barack Obama ka folur shkurtimisht për ngjarjen në Gjermani, e më pas ofroi ngushëllimet e tij për viktimat e mundshëm si dhe u angazhua për mbështetje ndaj Gjermanisë, në atë që ai e përshkroi si një prej aleatëve më të afërt të Amerikës.

Nëntë të vdekur dhe 20 të plagosur nga sulmet në Mynih, vijojnë të shtënat

Tetë civilë të vrarë dhe një kufomë që dyshohet të jetë e agresorit është bilanci i deritanishëm pas Sulmit në Munih. Policia ka njoftuar për median gjermane Bayerischen Rundfunks se bëhet fjalë për 20 të plagosur, disa sosh në gjendje të vështirë. Ndërsa sipas medias me seli në Munih “Abendzeitung”, janë dëgjuar të shtëna pranë redaksisë së saj, por që nuk konfirmohet nga policia dhe autoritetet gjermane që tregohen të rezervuara.

Kufoma e gjetur pranë Qendrës Tregtare në Olympia do vëzhgohet me robot, pasi dyshohet se në çantë mund të ketë bombë shpërthyese.

Të shtëna me armë mbi fëmijë duke thirrur "Allahu Ekber"

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur, pas asaj që policia gjermane e ka përshkruar si “një sulm të mundshëm terrorist” në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, në Mynih të Gjermanisë. Aktualisht policia është në ndjekje të agresorëve, ndërkohë që numri i viktimave është konfirmuar nga Policia e Mynihut.

Policia bavareze bëri të ditur se dëshmitarë kanë informuar përmes telefonit se kanë parë 3 agresorë të armatosur në rrugët përreth vendngjarjes, të cilët iu drejtuan fillimisht qendrës tregtare e më pas janë larguar për nga stacioni i metrosë. Ata janë ende në arrati, ndërsa ka raportime se njëri prej tyre është vetëvrarë, por asnjë konfirmim zyrtar nga policia.

Personi i armatosur duke thirrur "Allahu Ekber" hapi zjarrë në fëmijët që ishin para një McDonalds-i, në Mynih të Gjermanisë.

Të shtëna pati edhe në një qendër tregtare dhe nga një parking, ku si pasojë, deri tani kanë vdekur tetë persona dhe janë plagosur dhjetë të tjerë.

Policia po vazhdon me operacionin e madh në kërkim të tre vrasësve, ku ka përfshirë edhe snajperët në helikopterë.

Një person është gjetur i vdekur pranë Qendrës tregtare Olympia në Munih, që dyshohet se bëhet fjalë për agresorin. Kufoma e gjetur kishte çantë të kuqe, ngjashëm si gjuajtësi shkruajnë mediat bavareze Bayerische Rundfunk. Sipas policisë në çantë mund të ketë bombë, ndërsa u ka bërë thirrje edhe njëherë gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi deri në ndonjë njoftim tjetër.

Rritet në tetë numri i viktimave

Policia gjermane ka dhënë lajmin e kobshëm se numri i viktimave është rritur në tetë, përcjell botasot.info.

Revista gjermane Focus, duke cituar burime të policisë, më parë tha se njëri nga personat e armatosur qëlloi veten në kokë. Raporti nuk është i verifikuar.
Sipas policisë dy sulmuesit e tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në arrati dhe policia është në kërkim të tyre.

Policia konfirmoi se pesë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosen nga sulmi që ndodhi në qendrën tregtare ‘Olimpia’ në Munih të Gjermanisë.

Image***

Gjendja pranë qendrës tregtare Olympia në Munih vijon të jetë kaotike, njerëzit vrapojnë me panikë, helikopterët fluturojnë, ndërsa familjarët kërkojnë të afërmit e tyre shkruan bild.de. Policia në anën tjetër ka konfirmuar për median tjetër gjermane „Abendzeitung“ se numri i viktimave ka shkuar në shtatë, përcjell botasot.info.

***

Qeveria gjermane ka bërë një komunikatë të shkurtër për media, duke shkruar në Twitter se “gjithë lutjet tona në këto momente janë për viktimat nga Sulmi i Munihut.” Ajo më tej ka shtuar se “kërkojmë mirëkuptim që nuk duam të spekulojmë në këto momente mbi sulmin”.


Policia gjermane ka vendosur për qytetarët një numër pa pagesë në dispozicion 089/29101910, dhe ka shtuar se deri tani nuk ka sinjale për një sulm të kryer nga ISIS ose nga radikalët e djathtë, përkundër që ISIS e mori përsipër sulmin.

***

 Në Munih, autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit në një qendër tregtare.

Numri i të vdekurve gjatë masakrës së Mynhenit vijon të rritet dhe tani zyrtarisht ajo ka arritur në gjashtë, njoftoi policia gjermane përmes profilit të saj në Twitter. Numri i të plagosurve është shumë herë më i madh.

Mynheni është bllokuar tërësisht ku shumë restorante janë mbyllur sëbashku me klientët, ndërsa telefoni nuk punon siç duhet.

Policia gjermane ka pranuar se ende nuk e kanë gjetur personin e armatosur i cili ka shtënë me armë në një qendër tregtare në Mynih, ku si pasojë deri tani kanë vdekur disa persona dhe janë lënduar dhjetë të tjerë.

Një video prej një celulari e tregon gjuajtësin, veshur në të zeza, 20 të shtëna dëgjohen nga ajo video që është postuar në Tëitter. Videoja e tregon atë jashtë një McDonalds-i, jashtë qendrës tregtare.

Zona rreth Qendrës Tregtare Munich Olimpia, në rrethin e Moosach, është mbyllur dhe shërbimet emergjente po përpiqen për ta kontrolluar situatën.

Policia ka konfirmuar se ka vdekje të shumta si pasojë e incidentit. Mediat gjermane kanë raportuar se mund të jenë deri në 15 të vrarë.

(20.53) - Vijon të pasqyrohet sulmi i radhës terrorist në Mynhen, ku sipas mediave gjermane njëri nga atentatorët ka qëlluar veten, ndërsa njëri gjatë gjuajtjes me armë ka bërtitur - “Unë jam gjerman”, përcjell botasot.info. I gjithë qyteti i Mynhenit është bllokuar, ndërsa në qiellin e saj fluturojnë helikopterë.

Bllokohet Munihu, të vdekur dhe të plagosur nga sulmi

Ministria e brendshme gjermane ka vërtetuar se bëhet fjalë për sëpaku tre të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur, ndërsa policia e ka cilësuar sulmin terrorist, shkruan bild.de, përcjell botasot.info. Policia gjermane përmes rrjeteve sociale, në 19.47, kërkon dëshmitarë dhe momentalisht besohen se në sulm kanë marrë pjesë tre persona.

Autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët që të evitojnë daljet, qëndrimet nëpër sheshe dhe qarkullimet urbane. Gjithashtu edhe taksitë në shumicë refuzojnë t’u binden klientëve për shkak të frikës që mbizotëron në qytet.

Pas të shtënave me armë të regjistruara sot pasdite në një qendër tregtare në Mynih ka dyshime për të paktën gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur, tha për median një burim i policisë.

I pyetur nga shtypi, një zëdhënës i policisë nuk konfirmoi numrin zyrtar të personave të vdekur, duke saktësuar se operacioni i policisë po vijonte ende në momentin e intervistës.

Të vdekur dhe të plagosur nga sulmi

Disa njerëz janë vrarë dhe një numër plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Mynih, tha policia gjermane.

Një operacion i madh i policisë është në zhvillim e sipër.

Sipas disa njoftimeve, zona përreth qendrës tregtare Olympia është rrethuar nga policia, por detajet për incidentin janë të paqarta.

"Një ose disa sulmues janë në arrati", tha policia e Mynihut.

Zëdhënësi Thomas Baumann tha se sulmi ka nisur në një restorant të ushqimeve të shpejta, pak para orës 18:00.

Gazeta Bild raportoi se një person i armatosur është futur në qendër tregtare, ka shtënë në njerëz dhe është larguar në drejtim të një stacioni të metrosë.

Transporti publik raportohet se është pezulluar.

Nuk ka asnjë informacion për motivin e mundshëm për sulmin.

Autoritetet policore u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Forcat e sigurisë në Gjermani kanë qenë në gjendje gatishmërie prejse një migrant ka therur me thikë pesë veta të hënën, në një tren në rajonin e Bavarisë.

Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik nga sulme të tjera.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një qendër tregtare të Mynihut në Gjermani, aty ku po zhvillohet edhe një operacion madhor i policisë gjermane, siç raportojnë mediet vendase.

Raportimet e para bëjnë të ditur se zona përreth qendrës tregtare Olympia-Einkaufszentrum në rajonin e Moosach është rrethuar, por detajet mbi incidentin janë ende të pakta.

Sipas medies lokale “Muencher Abendzeitung”, 15 vetë mund të kenë mbetur të vrarë në këtë sulm, ndërsa televizioni “German NTV” flet për të paktën 10 viktima. Një person është vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, sipas policisë së cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”.

Forcat e sigurisë janë vënë në gatishmëri pas alarmit të shkaktuar nga një emigrant, i cili vetëm gjatë së hënës së kësaj jave vrau me thikë 5 persona në një tren në Bavari.

Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar qytetarët për rreziqet që u kanosen, për shkak të dyshimeve të sulmeve të mëtejshme.

Raportohet për disa të vrarë në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë

Raportohet se disa njerëz janë vrarë në një incident me të shtëna me armë në një qendër tregrtare në në Munih të Gjermanisë.

Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung” e ka cituar policinë.

Të shtëna armësh në Munih

Mediat gjermane raportojnë se ka të shtëna me armë në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë.

Ndërsa një operacion policor ka filluar, raporton BBC.

Raportohet se zona përreth qendrës tregtare në rrethinën Moosach është rrethuar nga policia, por detaje rreth incidentit ende nuk janë dhënë.

 Forcat e sigurisë në Gjermani janë alarmuar pasi një emigrantë sulmoi me sëpatë pesë persona në një tren në Bavari të hënën.

 Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun për sulme tjera.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat