Shefja e FMN-së do të gjykohet për një pagesë të dyshimitë

Evropë

Shefja e FMN-së do të gjykohet për një pagesë të dyshimitë

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 19:20
Lagarde

Një gjykatë në Francë ka urdhëuar shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar që të dalë në gjyq në lidhje me një pagesë të madhe të qeverisë për një biznesmen.

Lagarde, e cila është në krye të FMN-së qysh në vitin 2011, do të gjykohet për “neglizhencë” në pagesën prej 404 milionë eurosh, të bërë për biznesmenin Bernard Tapie më 2008, kohë kjo kur Lagarde ka qenë ministre e Financave e Francës.

Lagarde ka apeluar kundër vendimit të një gjykate më të ulët që nga dhjetori.

Ajo tani do të paraqitet para një gjykate të veçantë për ministrat e qeverisë.

Lagarde ka mohuar vazhdimisht çdo keqbërje, duke thënë se ka vepruar në interes të vendit dhe duke respektuar ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat