Sulm në München, policia flet për sulm terrorist

Evropë

Sulm në München, policia flet për sulm terrorist

Nga: Fitim Dika Më: 22 korrik 2016 Në ora: 20:43
Foto nga vendi ngjarjes

Ministria e brendshme gjermane ka vërtetuar se bëhet fjalë për sëpaku tre të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur, ndërsa policia e ka cilësuar sulmin terrorist, shkruan bild.de, përcjell botasot.info. Policia gjermane përmes rrjeteve sociale, në 19.47, kërkon dëshmitarë dhe momentalisht besohen se në sulm kanë marrë pjesë tre persona.

Autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët që të evitojnë daljet, qëndrimet nëpër sheshe dhe qarkullimet urbane. Gjithashtu edhe taksitë në shumicë refuzojnë t’u binden klientëve për shkak të frikës që mbizotëron në qytet./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat