Drejtori i policisë gjermane, Hubertus Andrä, gjatë konferencës për shtyp sëpari përshëndeti gjithë kolegët e tij për natën e stërngarkuar, që kishte pasur katër herë më shumë telefonata sesa një ditë normale, shkruan bild.de.
“Agresori qëlloi veten për vdekje në kokë,” tha më tej prokurori Thomas Steinkraus-Koch , duke shuar dyshimet mbi qëllimin e tij nga policia. “18 vjeçari ishte trajtuar për shkak të sëmundjeve psikologjike.”
Arma me të cilën u vranë nëntë civilët e pafajshëm është e tipit Glock, nëntë milimetra, që ishte përdorur ilegalisht. Policia vijon analizat për gjetjen e autorëve nga ku është marrë arma e zjarrit. “Ndërsa në çantën e tij janë gjetur 300 plumba.”
Gjithë viktimat, mes të cilëve edhe tre shqiptarë, kanë qenë me banim në Munih dhe nuk bëhet fjalë për turistë u tha në konferencën për shtyp nga policia gjermane./BS/