Policia gjermane: Agresori merrej intenzivisht me temën e Breivik

Evropë

Policia gjermane: Agresori merrej intenzivisht me temën e Breivik

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 korrik 2016 Në ora: 12:40
Davis S. dhe Breivik

Duket se lidhja mes atentatit të Breivik dhe gjermano-iranianit Davis S. (18) mund të ketë lidhje, sa i takon datës 22 korrik, pasi vetë policia gjermane e konfirmoi para pak çastesh se 18 vjeçari që vrau nëntë persona ishte marrë intenzivisht me temën e Breivik dhe vrasjet, shkruan Der Spiegel.

Gjithashtu dihet se 18 vjeçari ishte trajtuar psikologjikisht. Policia tha se nuk dihet nëse mes viktimave ka pasur persona që e kanë njohur David S., dhe në këtë temë po analizohet akoma. 18 vjeçari banonte sëbashku me prindërit, ndërsa këta të fundit akoma nuk janë marrë në pyetje, përcjell botasot.info konferencën për shtyp të policisë gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat