G7: Negociatat për largimin e Britanisë nga BE të fillojnë sa më shpejtë

Evropë

G7: Negociatat për largimin e Britanisë nga BE të fillojnë sa më shpejtë

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 13:34
Ilustrim

Zyrtarë të lartë nga grupi i shtatë fuqive ekonomike (G7) duan që negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian të fillojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur, ka bërë të ditur ministri francez i Financave, Michel Sapin.

Në një intervistë për Reuters, Sapin ka thënë se në BE gjërat kanë mbetur nën kontroll, andaj negociatat për largimin e Britanisë duhet të fillojnë sa më parë.

“Ne duhet të kemi siguri rreth orarit. Ne i themi jo vendosjes në presion të autoriteteve britanike, por të gjithë, vëzhguesit dhe tregjet kanë nevojë për një gjë të tillë”, tha Sapin pas takimit me ministrat dhe bankierët qendrorë në takimin e G7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat