Angela Merkel: Gjermania në pikëllim të thellë për ata që s’do të kthehen kurrë më

Evropë

Angela Merkel: Gjermania në pikëllim të thellë për ata që s’do të kthehen kurrë më

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:05
Angela Merkel

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka thënë para pak çastesh në Berlin se Gjermania është në pikëllim të thellë për ata të cilët s’do të kthehen kurrë më në familjet e tyre.

“Ndajmë pikëllimin me ju [familjet] – mendojmë për ju dhe jemi duke vuajtur me ju,” tha Merkel, raporton The Guardian.

Ajo ka thënë se shpreson se të lënduarit në Munih do të shërohen shpejt.

Vrasjet e së premtes janë edhe me të vështira për t’u duruar sepse vijnë pas shumë tmerreve të ditëve të fundit, tha Merkel, siç është sulmi në Nice dhe sulmi me sëpatë dhe thikë në një tren në Bavari javën e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat